Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga u pyet nga Euronews Albania lidhur me masakrën e ndodhur të hënë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë.
E pyetur nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.
“Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.
Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.
CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit./m.j