Më shumë profile të njerëzve të vdekur sesa të atyre të gjallë do të ketë në Facebook deri në fund të këtij shekulli, ka paralajmëruar një statisticien. Rrjeti social, që aktualisht ka 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të bëhet një “varr virtual” deri më 2098.
Refuzimi i Facebook që t’i fshijë në mënyrë automatike përdoruesit e vdekur nënkupton që përdoruesit e gjallë do të jenë të paktë në numër më shpejtë se që e mendojmë ne, transmeton Gazeta Express. Hachem Sadikki, një statisticien nga Universiteti i Massachusetts, tha se rritja e Facebook do të ngadalësohet shumë shpejtë.
Momentalisht, kur një përdorues vdes, Facebook nuk e fshinë profilin e tij dhe në vend të kësaj atë e kthen në një version “të përkujtimit”.
Mënyra e vetme për ta fshirë një profil të një personi të vdekur është nëse dikush e ka fjalëkalimin e tij. Një kompani që merret me planifikime online, e quajtur “Digital Beyond”, pretendon se 970,000 përdorues të Facebook do të vdesin këtë vit.