Supermodelja Naomi Campbell ka deklaruar se është e vendosur që të nisë një kapitull të ri në jetë dhe të bëhet nënë. 45-vjeçarja e famshme për linjat e saj thotë se nuk di se në çfarë mënyre do të ketë fëmijë, por shton se përherë ka ëndërruar të bëhet nënë. Naomi thotë se kjo do të ndodhë, por nuk është duke u ngutur.
Ajo në një intervistë për “Sunday Times” ka demantuar lajmet se është në lidhje me aktorin e njohur Idris Elba. Campbell më parë ka qenë e lidhur edhe me Mike Tyson, Robert De Niro e Flavio Briatore.
“Mund të kem fëmijë. Vetëm nuk e di në çfarë mënyrë. Por mendoj se do të kem. Të gjithë mendojnë se do të jem nënë e mirë. Gjithmonë e kam menduar. Do ta bëj kur të jem gati”, ka thënë ajo.