Procedura e kandidimit për përmbushjen e vakancave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është përmbyllur.
Shtatë prokurorë kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e kësaj hallke të drejtësisë, ndërsa janë vetëm tre vende vakante.
Lista e kandidatëve:
Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe
Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.
Gjithashtu është përmbyllur dhe procesi i depozitimit të kandidaturës për përmbushjen e vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pesë gjyqtarë kanë shprehur interes për këtë hallkë të drejtësisë.
– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
/a.r