Pas seancës së parë parlamentare të këtij sesioni të ri, Gazment Bardhi foli për gazetarët duke theksuar se Basha u vetëshpall kryetar i PD-së dhe i grupit parlamentar dhe këtë ai e quajti qesharake. Bardhi tha se ai nuk mund të zgjidhet nga kryetarja e Kuvendit.
“Qesharak bashkëveprimi midis kryetares së kuvendit dhe dikujt që pasi u vetëshpall kryetar partie, u vetshpall kryetar grupi. Mos u çudisni se do të vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Kryetarin e grupit më të madh të opozitës e zgjedhin, do ta zgjedhin, deputetët e kuvendit, nuk mund ta zgjedhë as Edi Rama , as nga kryetarja e kuvendit, as deputetët e PS-së.