Çfarë po e lidh Ben Blushin me Kreshnik Spahiun? Kjo është pyetja që duket se po gëlon këto orët e fundit pas publikimit të një fotoje ku shihet qartë se Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu kanë qëndruar për minuta të tëra duke pirë një kafe në një nga baret luksoze të kryeqytetit. Kundërshtimi ndaj Kryeministrit, Edi Rama dhe reformave në vend, shihen si emëruesi I përbashkët i këtij takimi. ‘BalkanWeb’ ka publikuar një foto të Blushit dhe Spahiut, të cilët ishin së bashku mbrëmjen e së shtunës në restorantin e hotel ‘Rogner’. Të dy kanë qëndruar dy orë duke biseduar, ndërsa në tavolinën e tyre janë ulur dhe larguar politikanë e gazetarë të ndryshëm, shkruan “BW”.