Ergys Kaçe po i shijon më së miri mundësitë që i jep profesioni si futbollist profesionist. Lojtari i PAOK-ut rrëfen se paguhet 600 mijë euro në vit nga klubi grek. Një shifër që nuk u afrohet atyre të yjeve të mëdhenj të futbollit, megjithatë Kaçe është i kënaqur nga jeta që bën, madje thotë se për këtë arsye nuk lejon as të fejuarën që të punojë.
“Maria nuk punon, sepse nuk ka nevojë të punojë, më saktë nuk e lejoj unë. Çdo gjë është në rregull”, thotë futbollisti korçar, i cili emigroi me familjen në Selanik që në moshën dyvjeçare. Ai shton edhe se nuk i hyn në sy asnjë femër tjetër përveç 20-vjeëares Maria, me origjinë nga Pogradeci, me të cilën jeton prej katër vjetësh.
“Jam 22 vjeç dhe, sido ta kem gjendjen ekonomike, për mua mjafton të jetoj mirë, dhe të ndihmoj shumë të varfërit kur ndodhem në Shqipëri. Më vjen shumë keq për lypësit e rrugës, dhe kur jam atje u fal 5 mijë lekëshe”.
Kaçe tregon edhe se pasioni tjetër i tij janë makinat sportive, të cilat nuk i mungojnë në garazh.
“Kam tri makina sportive: Audi TT RS, një Mercedes Benz CLS dhe një Lamborghini Avendador. Jam shumë i fiksuar pas shpejtësisë. Deri tani kam arritur 310 km në orë. Por nuk po arrij të thyej rekordin e shokut tim, i cili njihet nga një grup njerëzish në Shqipëri për makinat që ai sjell. I premtoj që do e thyej rekordin e shpejtësisë së tij!