Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohen se kanë grabitur të paktën 5 banesa.
Shqiptarët u kapën në Barcelonë të Spanjës dhe dyshohet se vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë, raportojnë mediat e huaja.
Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e moshave 29 dhe 47 vjeç, pasi kryenin vjedhjet, largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati.
Atje fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura. Gjithashtu ata ndryshonin targat e makinës, për të shmangur dyshime nga policia spanjolle.
Mediat spanjolle rapotojnë se dy shqiptarët ndodhen në paraburgim dhe pritet që autoritetet vendase të vendosin “fatin” e tyre.