Kolegji Zgjedhorë pranë Gjykatës Administrative të Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke kërkuar nga Komisionit i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, të shqyrtoi kërkesën e selisë blu brenda dy ditëve.
Kolegji Zgjedhor, me trupën gjykuese të përbërë nga Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarë Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Edlira Petri, në fund të vlerësimit të çështjeve vendosën të pranojnë kërkesën e Partisë Demokratike dhe i dhanë dy ditë kohë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, të shqyrtojnë kërkesën e paraqitur nga juristët e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike pretendonte se, KQZ ka shkelur ligjin. Sipas juristëve të Partisë Demokratike, vendimi i KQZ për të cilësuar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe të opozitës, duke i dhënë 2 anëtarë të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e pjesshme në Kukës, që do të zhvillohen në datën 24 shtator, është një vendim jo në përputhje me ligjin, pasi në vlerësimin e KQZ duhet të merren parasysh zgjedhjet para-ardhëse parlamentare, ku PD është forcë e dytë, dhe më e madhja në opozitë, jo zgjedhjet e 14-majit.
PD depozitoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve një ankimim për këtë çështje dhe në mbledhjen e 22 gushtit “KAS” e r nuk pranoi ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë. Kësisoj PD i’u drejtuar Kolegjit Zgjedhor, i cili i dha të drejtë selisë blu, duke marrë vendimin për “Shfuqizimin e Vendimit Nr.179, datë 22.08.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Dhe më pas duke vendosur t’i japi dy ditë kohë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për ta shqyrtuar kërkesën e PD.
/a.r