Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në profilin e tij në Facebook për zhvillimet më të fundit në Partinë Socialiste dhe më konkretisht lidhur me incidentin e djeshëm në Elbasan, ku deputeti Ben Blushi u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga disa militantë, që nuk janë dakord me faktin që ai kritikon partinë e tij.
“Rama rikthen PS-ne ne origjine. Hera e fundit ne PS kur salla linconte folesin ka qene para 25 vjetesh. Atehere thirrjeve te Driteroit per reformim salla i pergjigjej me ulerima per Enverin. 25 vjet me pas ne Elbasan me urdher te Rames administrata dhe hajdutet e PS sulmojne fizikisht dhe verbalisht Blushin sepse kerkon reforma dhe zgjedhje ne PS”, është komenti i shkurtër i Shkëlzen Berishës.