Biznesmeni Gjergj Luca përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se e ka shpallur shtatorin si muaj sulmi për mbrojtjen e punës dhe të vërtetës.
“Nga puna dhe prej punës fillon marshimi i së vërtetës.
Shtatori, muaj sulmi për mbrojtjen e punës, të vërtetës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë”, shkruan ai, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme nga Godoleshi.
Pas padisë që ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion sipas tij për shpifjet në media që janë bërë ndaj tij, Luca po reklamon punën që bën ashtu sikurse dhe premtoi.