Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, i cili montoi ashensorin në lokalin “Orange”, ku humbi jetën kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj.
Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të martë, të drejtuar nga gjyqtarja Suela Xhani dhe dy prokuroret Silvana Belishta dhe Aurora Hajno, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për 43-vjeçarin Lulzim Allkushi, i cili ndërtoi në mënyrë rrethanore ashensorin në biznesin e Spiro Iljadhit në Sarandë. Pas hetimeve, Allkushi rezultoi se ishte i palicensuar si teknik. Mbi të rëndon dhe akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Antonio Delilaj 17 vjeç humbi jetën tragjikisht në Sarandë, teksa ndodhej në vendin e tij të punës. Adoleshenti ishte kamarier në “Club Orange” dhe punonte për të siguruar të ardhura, para se të niste shkollën.
Për këtë ngjarje tragjike është arrestuar shtetasi Lulzim Allkushi, personi që ishte përgjegjës dhe kishte instaluar pajisjen e transportit në “Club Orange”. Ai përdorej kryesisht për transportin e mallrave për furnizim, nga një kat i lokalit në tjetrin.
Në kërkim për vdekjen e kamarierit 17 vjeçar, është shpallur dhe pronari Spiro Iljadhi. Ky shtetas nuk është gjetur mbrëmjen e ngjarjes në “Club Orange” kur Policia ka mbërritur atje dhe ka kryer hetimet paraprake. Ai ende vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet./m.j