Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit dhe është shkrumbauar totalsiht, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Mjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Arben Mone ndodhej pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët. Nuk ka ende të dhëna nëse mjeti me targa AA 251 MI ishte i parkuar apo në ecje në momentin kur u përfshi nga zjarri.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Forcat e zjarrëfikëses bën shuarjen e flakëve, dhe pritet që policia të kryejë ekspertizën për ngjarjen.