Kryeministri i Libisë ka pezulluar ministren e tij të jashtme pasi u takua në fshehtësi me homologun e saj izraelit. Pavarësisht këtij vendi, protesta masive dhe të dhunshme shpërthyen në shtetin me shumicë myslimane.
Libia, një mbështetës i fuqishëm i kauzës së Palestinës, nuk e njeh Izraelin si shtet. Ministri i jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se takimi me Najla al-Mangoush, ishte një hap i parë historik në vendosjen e marrëdhënieve.
Megjithatë, këshilli presidencial i Libisë, që përfaqëson 3 provincat e këtij shteti, tha se normalizimi i raporteve me Izraelin është diçka e paligjshme. Zëdhënësi i parlamentit ka akuzuar ministren e jashtme për tradhti të madhe.
Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbejbah, njoftoi nisjen e një hetimi ndaj ministres. Për takimin e ndodhur në Romë ka dy versione: Izraeli pretendon se ishte diçka e përgatitur deri në detaje prej kohësh, ndërsa ministrja e jashtme e Libisë thotë se ishte diçka e improvizuar në moment gjatë një samiti në Itali.
/a.r