Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës në akuzën e krimeve kundër mjedisit.
Shtetasi G. Q. është ndaluar në kushtet e flagrancës në orët e vona të së shtunës, teksa me një autobot me ujëra të zeza, tentoi të ndoste ujërat e lumit të Borshit.
Në pranga ka rënë dhe ndihmësi i 40-vjeçarit, teksa u shpall në kërkim pronari i subjektit për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shtetasi G. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për ndihmësin e 40-vjeçarit, shtetasin S. K., 44 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
/a.r