Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ndërsa policia njofton se dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti.
Mësohet se nën kërcënimin e thikave, dy persona kanë arritur t’i marrin punonjësit në Xhafzotaj shumën e 120 mijë lekëve të vjetra.
Forcat e rendit janë vënë në kërkim, ndërsa nuk japin detaje për identitetin e autorëve.