“Me 4 euro për person ne arrijmë të kalojmë edhe mëngjesin apo drekën në Shqipëri”.
Sokhana dhe Rokhaya Sylla, nga Franca kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore, për shkak të çmimeve të ulëta. Jehona në mediat e huaja për Shqipërinë e bukur dhe me çmime të lira, ka bindur edhe këto dy motra të vizitojnë vendin tonë.
Për të tjerë turistë, pritshmëritë e çmimeve, nuk ishin siç kishin dëgjuar në media në vendin e tyre.
Përveçse ka tërhequr një numër të lartë turistësh të kësaj kategorie, ky reklamim sipas operatorëve turistik mund të ketë efekte negative për imazhin e vendit tonë.
Teksa turistët “loë cost” nuk pritet të sjellin fitime të larta në sektorin e turizmit, për një turizëm elitar, sipas Kryetarit të Unionit Turistik, Rrahman Kasa duhen më shumë investime.
Vet kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat italiane lajmëroi se turizmi me kosto të ulëta nuk do të zgjasë edhe për shumë gjatë. Sipas tij, Shqipëria duhet të bëhet gati për turizimin Elitar.
Sipas parashikimeve të shoqatave turistike numri i turistëve të huaj në Shqipëri pritet të arrijë deri në 9 milionë këtë sezon veror./f.s