Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Krujë pasi akuzohen për kanosje. Policia bën të ditur se 4 persona janë vënë në pranga pasi kanosën me armë zjarri pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij.
Ndërkohë, policia sekuestroi edhe 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë. Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje.
– E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis”, njofton policia.
/f.stafa