Ish- kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari “de facto” i PD-së, Sali Berisha, ka kërcënuar sonte në mbrëmje kryeministrin, Edi Rama, se do ta detyroj të kërkoj azil politik. Deklarata e ish- kryeministrit është bërë në emisionin “Zonë e Lirë”, dhe mund të vlerësohet si një nga kërcënimet më të rënda publike që një ish- kryemninistër i bën pasardhësit në këtë post që është kundërshtar politik. Kërcënimi i Berishës është shoqëruar edhe deklarata për djegije mandatesh, prosteta të vazhdueshme të PD-së në Bulevard, duke përcaktuar në këtë mënyrë edhe axhendën e PD-së. Por ajo që ra në sy në deklaratat e ish- kryeministrit është kërcënimi i hapur publik ndaj kryeministrit aktual se do ta detyrojë të kërkojë azil politik, deklaratë kjo që nuk paralajmëron një stinë të qetë politike në vend.
Deklaratat e Berishës vinë pas bojkotit të parlamentit që ai paralajmëroi disa ditë më parë, vendim ky që u mbështet më pas edhe nga kryertari “de jure” i PD-së Lulëzim Basha. Vetëm pak ditë më parë Basha paralajmëroi një ‘97 të re në vitin 2016, sipas tij, “pa plumba”, ndërsa sonte duket se Berisha plotësoi kuadrin e kësaj ‘97, kur kërcënoi Ramën se do ta detyrojë të kërkojë azil politik. Kërcënime të tilla publike kishin kohë që nuk qarkullonin në mjedisin politik shqiptarë, të paktën që nga koha e komunizmit. Ashpërsimi I gjuhës së Berishës përgjatë muajit Mars dhe bojkoti i PD-së ndaj Kuvendit, më shumë se çdo gjë duket se lidhet me përpjekjen e PD-së për të mos votuar Reformën në Drejtësi, pavarësisht premtimeve të Bashës ndaj SHBA-së dhe BE-së se PD do të votojë reformën. Por duket se Berisha mendon ndryshe, ndaj PD tashmë është jashtë Kuvendit dhe ai kërcënon Ramën me azil politik.