Degradimi i standarteve të higjenës në salat ku operohej në Shqipëri ka detyruar në qershor 2013, Institutin e Shëndetit publik, pasi vlerëson shkallën mikrobike në sallat e kirurgjisë së QSUT-së i propozon Ministrit të Shëndetësisë të asaj kohe Halim Kosova mbylljen për 10 ditë të disa prej sallave. Ne nje postim ne Facebook ish Ministri Beqaj, sqaron rrethanat pse ministria e tij ndermori iniciativen politike per te krijuar nje sherbim te sterilizimit te veglave mjekesore.
Shkalla e lartë mikrobike vjen prej instrumentave të pasterilizuar si duhet, prej mosdezinfektimit të pajisjeve të ndryshme që janë në sallë operatori (shtrati, llampa, etj), prej veshje josterile të mjekëve dhe infermierëve.
Ja çfarë rezulton në mars 2013 në QSUT pas inspektimit nga Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP.
– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e ORL shkalla mikrobike është 43 %.
– Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale I shkalla mikrobike është e mesme.
– Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale III shkalla mikrobike është 11 %.
– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Onkologjisë shkalla mikorbike është 18 %.
– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Pediatrisë shkalla mikrobike është e lehtë.
Pas një tjetër inspektimi në QSUT në maj 2013, Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP ka konstatuar :
– Në Klinikën Kirurgjikale 3 mungesë të solucioneve, sapunëve, detergjentëve, mungesë të lavamanit specifik për larjen e paketave të bllokut operator. Për pasojë 25 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 5 % e monstrave kanë prezencë stafilokoku. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.
– Në Kirurgjinë e Urgjencës kryhet pastrimi i sallës pa u kryer larja dhe dezinfektimi, përdoren veshje shumëpërdorimëshe të sterilizuara pasi mungojnë veshjet njëpërdormëshe. Për pasojë 67 % e monstrave kanë kontaminim mesatar ose të rëndë. 10 % e monstarve kane E. Coli. Për këtë klinikë është rekomanduar monitorim i rreptë 2 javor.
– Në Klinikën e Kardiokirurgjisë mungesë të detergjentëve dhe sapunëve, mangësi të veshjeve njëpërdorimëshe, ngarkesë të mesme dhe të lartë të kontaminimit edhe pas procedurave të pastrimit. Për pasojë 40 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 17 % e monstrave kanë prezencë të stafilokokut. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Pra, prej tre vitesh nuk vihej në punë centrali i sterilzimit në QSUT dhe QSUT nga një qendër ku duhet të shëroheshe ishte lënë të kthehej në një qendër ku sëmureshe dhe mund edhe të vdisje.Imagjinoni që të mbyllet klinuika e kardiokirurgjisë që në atë kohë ishte e vetmja në spitalet publike pasi sot kardiokirurgji kryhet edhe në spitalin Shefqet Ndroqi.