Pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministres në Finlandë, Sanna Marin është duke jetuar një jetë të qetë.
“Do të doja të kisha një jetë më të qetë”, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen disa muaj më parë.
Larg politikës dhe si beqare pas divorcit me bashkëshorten e saj, ish-kryeministrja finlandeze ka ndarë foto në rrjete sociale duke u argëtuar me miqtë e saj dhe po shijon jetën pa përgjegjësi dhe detyrime politike.
Ish-kryeministrja shihet e veshur me një bluzë rozë të kombinuar me një minifund të zi dhe taka të zeza, ku shkruante “Këtë verë bëra pushime për herë të parë pas pak kohësh”.
Marin ishte kryeministrja më e re në botë kur mori detyrën në vitin 2019 dhe është përballur me kritika për shpenzimet e mëdha të qeverisë së saj. Marin u vu nën një vëzhgim intensiv kur videot e saj duke kërcyer me një këngëtar u bënë virale vitin e kaluar./m.j
View this post on Instagram