Plagosja e dy adoleshentëve në Himarë, zbardhen detaje nga ngjarja tragjike, morën goditje nga përplasja e dy jet ski-ve.
Dy adoleshentët kanë pësuar plagë të rënda nga përplasja e dy jet skive.
Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje.
Njëri prej të lënduarëve është transferuar me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë kujtojmë se policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 2 pushuesit ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.
“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.
Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.
Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P., sipas policisë./m.j