Belind Këlliçi duket se po punon seriozisht për porosinë që i ngarkoi Sali Berisha për të hetuar si prokuror paralel çështjen e inceneratorëve.
Ai ndodhet me pushime në jug, dhe siç duket nga këto foto të publikuara nga ata vetë në mediat sociale, po ia kalojnë për bukuri dhe po i shijojnë në maksimum ato në një jaht luksoz.
Fotot janë publikuar në Instagram nga bashkëjetuesja e Këlliçit, ndërkohë që nuk dihet kush është pronari i jahtit luksoz ku po kalojnë pushimet çifti.