Një 49-vjeçar, Desmond Thompson, nga Cheltenham është dënuar me tre muaj burg për abuzim racor ndaj një roje sigurie të dyqanit John Lewis, i cili gabimisht mendonte se roja ishte me origjinë shqiptare.
Prokurori Simon Goodman i tha Gjykatës Gloucester Crown të premten më 11 gusht se Thompson kishte hyrë në dyqan më 4 nëntor të vitit të kaluar dhe po shikonte rreth departamentit të parfumerisë së dyqanit, por oficerët e sigurisë i panë si të dyshimta lëvizjet e tij.
Goodman tha se Thompson po vëzhgohej si një vjedhës i skeduar dyqanesh, dhe u pikas nga oficerët e sigurisë në dyqan, raportojnë mediat e huaja.
“Kur ai pa se e njohën u soll në mënyrë agresive ndaj një oficeri dhe filloi ta shante atë. Thompson vazhdoi ta shante oficerin, pasi besonte se ishte shqiptar. Ai i tha se duhet të kthehej në shtëpi në Shqipëri. Ai e kërcënoi se do ta shkatërronte dyqanin dhe i tha oficerit se ai dhe bashkatdhetarët e tij kishin ardhur këtu dhe u kishin marrë punët”, tha prokurori Goodman.
“Roja i sigurimit i tha Thompson-it se ai në fakt ishte me origjinë polake dhe jo shqiptar. Thompson u përgjigj: “Epo, ti sërish nuk je anglez, apo jo shoku?’.
“Më pas Thompson filloi të tundte krahët ndërsa u shoqërua në derën e përparme, gjë që tërhoqi vëmendjen e një oficeri policie. Veprimet e tij filluan gjithashtu të shqetësonin klientët e dyqanit.”
Avokatja e Thompson, Caitlin Evans, tha në mbrojtje të klientit se ai ishte penduar për veprimet e tij.
“Ai është shumë i penduar për veprimet e tij”, tha Evans.
Gjithashtu gjykatësi Rupert Lowe tha: “Ju keni 182 dënime të mëparshme. Ky është një numër i madh i shkeljeve. Tre prej tyre janë për vepra të rënda racore. Oficerët e sigurisë nuk e dinin nëse do të nxirrnit një thikë nga xhepi kur ata të ndërhynin. Ju mohuat të keni abuzuar racialisht me oficerin e sigurisë dhe zgjodhët të dilni në gjyq nga juria. Kjo ndodhi derisa patë oficerët e sigurisë nga dyqani. Unë e kuptoj që ju keni hequr dorë nga përdorimi i drogës, por ju e keni kompensuar këtë duke u bërë i varur nga alkooli.
Më 12 maj 2022, në Gjykatën e Magjistraturës në Cheltenham, ju u nënshtruat një lirimi me kusht prej gjashtë muajsh për shkak të gjendjes së dehur dhe të çrregullt.
Për shkak të precedentit tuaj të mëparshëm penal dhe ju e keni kryer këtë vepër gjatë lirimit me kusht, ju do të kryeni një paraburgim prej tre muajsh. Shpresoj që kjo periudhë në paraburgim t’ju japë mundësinë të hiqni dorë nga alkooli dhe të bëni një një fillim i ri në lirimin tuaj”./m.j