Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu ka festuar këtë të diel ditëlindjen e tij të 67. Në këtë ditë të veçantë aktori ka shpërndarë një postim në Facebook ku falenderon Zotin për 67 vitet e jetës së tij.
“Sot plot 67 vjeç. Faleminderit o Zot…”, shkruan aktori në postimin e tij, në të cilin nuk kanë munguar urimet nga miq, dashamirës, ndjekës e njerëz të afërt të aktorit.
Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe mbahet mend për shumë role të spikatura në ekran.
Ai diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe për plot 15 vite të jetës së tij ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës.
Sa i përket roleve më të famshme të tij, janë ato nga personazhi Telo në filmin “Njeriu i mire”, i vitit 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit përkatësisht në vitet 1983 dhe 1985.