Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, për akuzën e kanosjes me qëllim dhënien e pasurisë.
Në kuadër të operacionit “Pressure” është arrestuar Altin Dervishi dhe shpallur në kërkim vëllai i tij Ervis të cilët kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit në fushën e drogës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.
Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.
/a.r