Dy agjencitë prestigjioze të lajmeve “Associated Press” dhe “Reuters” nën alarmin e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç për zgjedhjet e parakohshme në Serbi, kanë shkruar se sipas të gjitha gjasave Vuçiqi do të jetë kryeministri i Serbisë edhe njëherë.
“Ka shumë të ngjarë se do ta mbajnë Vuçiçin edhe në qeverinë e ardhshme”, ka shkruar AP, duke shtuar se Partia Progresive e Serbisë është tashmë në koalicion me disa parti të vogla, transmeton KosovaPress.
Ndërsa, “Reuters” shkruan se Partia Progresive e Serbisë, e udhëhequr nga Vuçiq qëndron largë partive tjera, duke u bazuar në sondazhe. “Duket se Vuçiçi do të marrë edhe një mandat të dytë”, ka shkruar agjencia britanike.