Enver Hoti i Nismës për Kosovë ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për hapat e mëvonshëm të opozitës në kundërshtim të zgjedhjes së presidentit, Hashim Thaçi, dhe rrëzimit të Qeverisë, ku është përjashtuar gazi lotsjellës.
Ai ka thënë se janë në përgatitje për dërgimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, në Gjykatën Kushtetuese dhe se po përgatitin protestë, transmeton Koha.net. Por, Hoti ka thënë se Thaçit president do t’i bëj problem edhe demarkacioni me Malin e Zi, siç tha ai, kur të konstatohet se nuk është në rregull.
“Ekspertët tanë i kanë disa elemente që i kanë gjetur dhe do ta dërgojmë si opozitë të bashkuar në Kushtetuese”, tha Hoti në “Interaktiv”, duke vënë dyshim se a do ta përdorin më gazin lotsjellës në Kuvend.