Zhvillohet këtë të hënë seanca për masën e sigurisë ndaj Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovari, autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës.
Para gjykatës në Durrës ishin familjarët e 22-vjeçarit Brahimi. Mamaja e tij, Donika tha se nëse është e vërtetë që ai ka vrarë 32-vjeçaren Preza, atëherë “të kalbet brenda” në burg.
“Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di, është e vërtetë apo jo. Nuk e di. Të kalbet brenda në qoftë se ka bërë djali im. Dua që të verifikohet kjo punë. Mblidhte kanaçe, e dinte tërë Fieri që ai mblidhte pagure, po ushqeheshe. Nuk është nga Durrësi. Jetojmë në Grabian. Më morën këta nga Durrësi”, tha ajo.
Mamaja e Brahimit u shpreh se 22-vjeçari nuk është i martuar e nuk ka fëmijë. Ndërsa njerku i tij, tregoi se Brahimi kishte 1 muaj që nuk shkonte në shtëpi, në Grabjan të Lushnjes. Ai theksoi se e dini që gjendej në Durrës për punë.
“Unë kam ardhur këtu në Durrës, më dërgoi gruaja. Vajta te ura, e kërkova. Më thanë hajde këtu. Çfarë kërkon më thanë mua, Aldi i thashë unë. Po mbiemrin? Brahimi. Se ai nuk është djali im i vërtetë. Pas ngjarjes. Unë vajta rastësisht aty. Më thirrën aty pastaj mua. E kërkoj që po bën rreth një muaj i larguar nga shtëpia. E dinim që punonte. Ai kishte ikur nga Fieri, iku këtej pa dijeninë time. Ishte hera e dytë që largohej nga shtëpia”, tha ai.
/a.r