Nga Agron Gjekmarkaj
Per ata që nuk e dinë “hunzat” perdoren për qëntë e rrezikshem që kafshojnë njerzit. Ato janë prej lekure të fortë dhe telash që pengojnë dhëmbet të ngulen në mish. Kjo ka funksionuar në shekuj.
Me njerzit kjo është disi më e veshtirë. Ata presupozohet që i dominon arsyeja dhe humanizmi si dhe kodi etik. Me la pa fjalë reagimi i ministres Kumbaro që i drejtohej një qytetari me fjalën “pleher”.
Nga pozitat klerikale të pushtetit ajo beson se ka të drejtë të gjykojë dhe të fyeje këdo. Në ëmer të “popullit”, “shumices”, “shoqerisë” ajo jep pretencen per individin që ka gabuar. E quan “pleher”.
Pervetesimi i së drejtës është një standart i frikshem. Ministrja “sherbetorja” me një arrogancë që meriton “hunza” u vertitet njerzve.
Tjetrit i mbjellin hashash aty ku pergatiten forcat komando të Natos. Ose janë çmendur ministrat ose jemi çmendur ne por diçka në këtë vend është thyer në mes dhe e skandalet janë normale dhe normaliteti është skandali vetë.