Një statuje 2500 vjecare prej bronzi që do të qëndrojë e ekspozuar në Muzeumin ‘Getty Villa’ në Los Angeles deri në 29 janar , është zbuluar në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës. Por që prej vitit 2021, ndonëse projekti vijon, mungesa e fondeve e mban procesin të ngrirë.
Por deputeti socialist ka publikuar në rrjetin e tij social foton që ka bërë bujë dhe ka kërkuar nga qeveria fonde për gërmime. Bëhet fjalë për një thesar arkeologjik që ndryshon historinë, sipas Braçes. Ai shton se nuk është Lushnja por Arnisa, pra Divjaka.
“Kjo statujë kalorësi mbi kalë ka 2500 vite që është e jona! Babunja që përmendin këta, here si fshat e here si “mbrapa-toka” e bregut ilir, nuk është asgjë më shumë se Arnisa e vjetër ose Divjaka e sotme.
Nuk është Lushnja, por Arnisa. Ose më thjeshtë për ju është Divjaka!
Por ajo qe ka me shume rendesi ka te bej me faktin se Kodra e Arnisës ka ne brendesi te saj Histori dhe Qytetërim mbi 2500 vjeçar!
Ajo KODER, ndryshon tërësisht fatin e Divjakes! Nëse duam një gjë nga QEVERIA me buxhetin e ri, ai është fondi për të gërmuat Kodrën e Arnisës dhe për të zbuluar Qytetërimin aty…” shkruan Braçe.
Gërmimet në Babunjë, një vendbanim prej 6 hektarësh i mbrojtur me një sistem të fuqishëm fortifikues të ndërtuar me gurë lokal shtupi, vijuan edhe në vitin 2021 me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale. Aktualisht mungesa e fondeve e mban procesin ‘të ngrirë’.
Në përfundim të ekspozitës, statuja e ‘Kalorësit nga Babunja’ siç e kanë quajtur arkeologët tanë do t’i kthehet vendit./m.j