Njoftimi i ndarjes së Justin Trudeau dhe Sophie Grégoire Trudeau është ende i freskët, por interneti tashmë po spekulon se ku filluan telashet e tyre.
Çifti, i cili është i martuar prej 18 vitesh, ka njoftuar bashkërisht ndarjen e tyre në postimet në Instagram më 2 gusht dhe ndërkohë që deklaratat e tyre nuk aludonin për ndonjë pabesi, interneti duket se mendon ndryshe dhe mendon se Idris Elba mund të jetë rrënja e ndarjes.
Nuk dihet ku bazohen këto aludime, por kujtojmë që vetë Elba është i martuar.
“Përshëndetje të gjithëve, Sophie dhe unë dëshirojmë të ndajmë faktin se pas shumë bisedave kuptimplota dhe të vështira, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, tha Trudeau në një postim në Instagram.
“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë.”
Kryeministri kanadez, 51 vjeç, dhe ish-prezantuesja e televizionit, 48 vjeç, kanë tre fëmijë, 15-vjeçarin Xavier, 14-vjeçarin Ella-Grace dhe 9-vjeçarin Hadrien. TEMA