Një vajzë e vogël, 14-muajshe ka ndërruar jetë nga temperaturat e larta në SHBA, pasi gjyshja e saj e harroi në makinë për tetë orë.
Sipas mediave të huaja, 54-vjeçarja e la fëmijën në sediljen e makinës dhe shkoi në punë. Tetë orë më vonë, ajo shkoi ta merrte vajzën në çerdhe, por kuptoi që e kishte harruar në automjet. Vajza e mitur është dërguar në spital, ku dhe u konstatua e vdekur.
Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë janë duke vazhduar, dhe nuk ka asnjë kallëzim penal nga prindërit e vajzës.
Në SHBA, ngjarje të tilla janë shtuar në masë, ku rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë çdo vit pasi mbeten në makina, sipas Departamentit Amerikan të Transportit. Shumica e rasteve ndodhin kur një prind ose kujdestar harron që një fëmijë është në automjet./m.j