Nje prokurore nga Kolumbia dhe dy oficere policie u takuan me drejtues te Prokurorise per Krime te Renda dhe grupin hetimor te dosjes e laboratorit te kokaines ne Xibrake.
Ne takim prokurorja kolumbiane është interesuar per dosjen e dy shtetasve te tyre Cezar Avija dhe Valter Moreno, raporton ABC.
Ata jane njohur me nje pjese te dosjes per llogari te hetimit dhe zbulimit te rrjetit te dy kolumbianeve ne shtetin e tyre. Prokurorja kerkoi monstra te kimikateve qe u gjeten ne laboratorin ku perpunohej kokaina.
Verifikimi u be ne funksion te hetimeve ne Kolumbi, ku po kerkohet se ku mund te jene paketuar lenda ne Kolumbi, para se te sillet ne Shqiperi. Pas zbulimit te laboratorit te kokaines ne Xibrake jane te arrestuar 9 persona, mes tyre dy kolumbiane, nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, shtetasi Ermal hoxha dhe te dyshuar te tjere, mes tyre edhe nje ish anetare i dyshuar si bandes Hakmarrja per Drejtesi.
Dosja ndja ketyre te pandehurve ndodhet ne fazen perfundimtare te hetimit ku pritet qe dosja ndaj tyre te doreohet ne Gjykate per akuzen e trafikut nderkombetar droge ne kuader te grupit te strukturuar kriminal ne bashkepunim.