Ambasadori i SHBA-ve duke ju poërgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes videomesazheve ka pranuar se qeveria Amerikane u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i anulluar apo duke i refuzuar vizat. Donald Lu nuk e lë me kaq mesazhin e tij teksa vijon duke thënë se ky është vetëm fillimi.
“Ne, gjithashtu, mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin.”- shprehet Lu.
Më poshtë pyetje- përgjigja me shkrim dhe video e Donald Lu.
Glorjan Jahjaj: Përshëndetje, Z. Ambasador. Faleminderit që na dhatë mundësinë që të komunikojmë me ju. Një pyetje kisha në lidhje me politikën sot shqiptare. Kur ju e dini shumë mirë dhe Amerika e di shumë mirë që politikanët tanë janë kaq të korruptuar, përse nuk ndërhyni drejtpërdrejtë në ta? Faleminderit.
Ambasadori Donald Lu: Pyetje shumë e mirë. Absolutisht, korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona, por edhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar, ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Ne, gjithashtu, mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin.