Ka ndodhur që në makinat me “timon anglez” polici t’i kërkojë patentën pasagjerit, një gabim që mund ta bëjnë të gjithë, sado qesharak që mund të duket. Por në videon e publikuar sot nga siti “Jeta Osh Qejf” duket një efektiv i policisë që i kërkon me vetëdije të plotë patentën pasagjerit, pasi ia ka marrë atë më parë drejtuesit të mjetit.
Polici ndalon një makinë me dy qytetarë dhe pasi kontrollon dokumentet e makinës dhe të shoferit, befas i kërkon patentën edhe pasagjerit.
Të dy qytetarët hasin shumë vështirësi për t’i mbushur mendjen policit se patenta është e detyrueshme ta ketë vetëm drejtuesi i mjetit. Madje pasagjeri i thotë se nuk ka patentë dhe e pyet nëse i njeh mirë polici ligjet dhe rregullat.
Duhej ndërhyrja e kolegut të policit i cili më në fund i mbushi mendjen se nuk mund t’i kërkosh patentë pasagjerit.
Më pas polici i kërkon atij dokumentin e identifikimit.