Një vajzë 14-vjeçe me orgjinë shqiptare humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Waterbury, Connecticut. Aksidenti u shënua të premten në mëngjes, 21 korrik dhe viktima u identifikua tre ditë më pas.
Autoritetet amerikane deklaruan se viktima është Adrijana Mina 14-vjeçe, me origjinë shqiptare. Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape.
Hyundai Sonata u fut me të kuqe në semafor dhe përplasja ishte shumë e fortë. Dy të rinj 15-vjeçarë që ndodheshin në makinë ndodhen ende në spital, ndërsa një tjetër doli nga spitali pasi mori mjekimin e parë
Shkolla Waterbury tha se të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës së saj. Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia mortore e Adrijana Minës.
/f.stafa