Katër apartamente dt në Tiranë e dy në Vlorë, një dyqan dhe një ndërtesë te ‘Uji i Ftohtë’ në pronësi të trafikantit të drogës, Viktor Shorajt i kanë kaluar shtetit. GJKKO ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar e duke kaluar në pronësi të shtetit pasuritë e vlonjatit Viktor Shorajt.
Viktor Shorja rezulton se është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Dënimet ai i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.
Pasuritë e konfiskuara:
· Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
· Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
· Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
· Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
/f.stafa