Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë bërë kërkesë për largim nga Real Madridi. El Chiringuito raporton se pas humbjes 1 me 0 nga Atletico Madridi dyshja është takuar me presidentin e klubit Florentino Perez, të cilit i kanë bërë kërkesë për largim gjatë kësaj vere.
Perez besohet se ka tentuar ta qetësojë Ronaldon dhe ka kërkuar nga portugezi që ta analizojë situatën e tij në fund të sezonit. Ndërkohë, Ramos,i cili verën e vitit të kaluar nënshkroi kontratë të re, i ka kërkuar Perezit që të dëgjojë ofertat për të.