Deputeti i PD-së Dashnor Sula akuzoi sot maxhorancën se përdor forcën e kartonit për të plotësuar gjithçka që ka në mendje.
Sula tha se ishte opozita ajo që intimidoi dhe u tall me opozitën që denoncoi me prova e fakte aferën e inceneratorëve, duke e quajtur një skemë të pastër korrupsioni. Ai tha se jep dorëheqjen nga mandati nëse inceneratori i Elbasanit punoi pas 14 majit.
“Keni dy vite si maxhorancë që përdorni forcën e kartonëve vetëm për të plotësuar gjithçka keni në mendje. Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend se sa rasti i fundit i inceneratorëve. Ju i keni qeshur, tallur, intimiduar të gjithë opozitën që denoncoi me prova e fakte aferën e inceneratorëve. problemi i inceneratorëve nuk është thjesht i Ahmetajt, është një skemë e pastër korrupsioni.
Kjo skemë e pastër e korrupsionit është e qartë. Pyeta është e drejtpërdrejt, ju sfidoj ju nëse inceneratori i Elbasanit punoi pas 14 majit, jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para zgjedhjeve për t’iu hedhur hi syve qytetarëve. A vlen kjo serrë me plastmas tek inceneratori i Tiranës i financuar 310 mijë euro. këto janë të vërtetat të cilat nuk i lejoni dhe nuk lejoni procedurën për të ardhur këtu kryeministri për të dhënë shpjegime”, tha Sula.
Sipas tij, “Arben Ahmetaj u tregua burrë i zgjuar dhe ka bërë gjënë më të zgjuar që iku”.
“Ai është tmerri juaj se ai i di të gjitha gjërat. Do vijë dita që ai do i tregojë një nga një. Ajo ditë do vijë dhe jam i bindur 1000% se të gjithë do japin llogari, kush ka futur duart tek inceneratorët”, tha më tej Sula.
/f.stafa