Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur opozita, e cila ka bllokuar foltoren, ndërsa i bie pa pushim tavolinave.
Spiropali i bëri thirrje Gardës së Republikës që të largohej nga foltorja se nuk kishin frikë nga deputetët e opozitës.
“I bëj thirrje punonjësve të gardës, që të largohen nga foltorja se ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni, le të rrinë në foltore dhe të bëjnë zhurmën. Ne patëm durimin që sot të dëgjonim mbi 20 deputetët për procedurë, pa bërë zhurmë dhe jo se nuk kemi ç’themi. Sa i takon llogaridhënies, përballjes me të vërtetën, nuk kemi hezituar as me komisione dhe as me drejtësinë. Kryeministri është përgjigjur.
Ju nuk është hera e parë që e shpallni këtë qeveri, mafie, grup i strukturuar kriminal. E keni nisur që në kohën e Fatos Nanos, apo dhe me opozitën tuaj të thellë. Narko-shtet, monstra, kreu i Meduzës, këto janë fjalët që ju përdorni në Kuvendin e Shqipërisë. Janë për turpin tuaj se sa herë që votoheni, populli shqiptar jua kthen përgjigjen me votë.
Në konferencën e Kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelancën të paraqitur ju në mënyrë urgjente, por urgjencën s’e përcaktoni ju. Urgjenca përcaktohet nga gjykata Kushtetuese, apo aktet normative. O Albana pse vazhdon iu bie foltores? A doni të merrni përgjigje? Kur të vijë kryeministri, do të flasë ai, tani po flas unë. Është e lezeçme kjo Flamur.”, tha Spiropali.
/f.stafa