Pas 7 muaj negociata të udhëhequra nga ambasadori Britanisë së Madhe Alastair King-Smith dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e tranferimit të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të sigurojë 5 milionë € gjatë kohëzgjatjes të marrëveshjes.
Qeveria Britanike do të mbulojë kostot e burgimit për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së burgimit për dënimin, të rënë dakord në momentin e transferimit për personat e dënuar, të transferuar mbrapsht në Shqipëri, duke paguar për cdo ditë burg të tyre 36.50 € .
Ministri shqiptar i Drejtësisë do të miratojë grupe çështjesh që do të shkojnë në gjykatat shqiptare në grup. Transferimet fizike do të bëhen, në masën që është e mundur, në grupe të mëdha për atë grup, pavarësisht faktit se vendimet e gjykatave shqiptare do të merren individualisht me afate të ndryshme.
Pasi të kryhet dorëzimi fizik i grupit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të paguajë shumën e rënë dakord për çdo të burgosur në atë grup.
Grupi i radhës do të miratohet nga Ministri shqiptar i Drejtësisë vetëm pasi të jetë kryer pagesa për të burgosurit e transferuar në grupin e mëparshëm.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu në një lidhje ditekte për edicionin e lajme të orës 12:00 raportoi se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në Shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë Alex Chalk me homologun shqiptarë Ulsi Manja.
/f.stafa