Greqia është përshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta të cilat kanë pushtuar gjithë rajonin, ku deri më tani janë raportuar disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.
Një zjarr i madh është aktivizuar në zonën e Kouvara Attica, në të cilën është bërë edhe evakuimi i banorëve, kështu kanë raportuar mediat greke.
Për shkak të zjarrit, banorët e Saronidës, Lagonisit dhe Anavyssos, kanë kërkuar që të evakuohen drejt Athinës.
Po ashtu, autostrada që lidh Athinën me Korinthin u bllokua për 1 orë ndërsa autoritetet thonë se mund ta mbyllin sërish atë, duke u bërë thirrje drejtuesve që të ndryshojnë intenerar ose të anullojnë udhëtimet e tyre.
Gjithsej 210 zjarrfikës janë duke operuar me 10 grupe, 68 automjete nga qendra e operacioneve mobile janë në terren, ndërsa nga ajri operojnë 10 avionë, 6 helikopterë, një nga të cilat është për koordinim ajror, ndërsa rreth 120 policë po ndihmojnë në evakuime.
/f.stafa