Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot historinë e suksesit të skulptorit Altin Hoxha, i cili nga Mallakastra, pas disa vitesh në emigrim, është kthyer në vendlindje dhe merret me gdhendjen e gurëve, duke i kthyer ato në vepra arti.
Altini shprehet mjaft i kënaqur që artin e tij tashmë e ushtron në vendlindje dhe ndjehet shumë i vlerësuar.
Ai thekson se merret me punime guri. Dhe e ka nisur si profesion ën vitin 2001-2002 dhe e ka mësuar nga babai i tij.
“Si profesion e kam nisur në vitin 2001-2002. Pikënisja e këtij profesioni ka qenë që kur kam pasur babanë punonjës në një monument kulture, në Bazilikën e Ballshit”, thekson ai.
/a.r