Grupi i “Rithemelimit” të Sali Berishës i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla një kërkesë për zhvillimin e debatit publik për çështjen e Arben Ahmetajt.
Sipas grupit të Berishës, kjo aferë është aq e madhe sa që përfshin organet e qeverisë deri të Edi Rama.
Kërkesa drejtuar Kuvendit
Zonja Kryetare, Ne date 7 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zëvendës kryeministrit, ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.
Në kërkesën e SPAK theksohet se kërkohet autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.
Kjo dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe Ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe Kryeministri.
Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT URGJENT në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Por meqenëse bëhe fjalë për një çëshje të një rëndësie të madhe me interes të gjerë publik, kërkojmë nga ana juaj:
Mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 14.07.2023, të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informmacionet e bëra publike, përvec ish zv.kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe Ministria të tjerë aktualë, ish ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë; Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta; Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë.
/f.stafa