Një 38-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.
Burime zyrtare të policisë thonë se ai ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e Durrësit kishte caktuar arrest me burg.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” , për veprën penale “Vepra të turpshme”. 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij”, thuhet në një njoftim të policisë.
/a.r