Një ish-komandant i nëndetëseve ruse i listuar si një kriminel lufte nga Ukraina është qëlluar për vdekje teksa ndodhej në arrati mëngjesin e sotëm.
Adresa e 42-vjeçarit dhe detaje të tjera personale ishin shfaqur në bazën e të dhënave ukrainase “Myrotvorets” – pasi ishte vendosur në listën e armiqëve të vendit.
“Deri më tani policia ruse nuk mund të gjejë një kamerë të vetme vëzhgimi që do të tregonte kryerjen e krimit. Kërkimi vazhdon,” shkroi ai në Twitter.
Mediat ruse raportojnë se Rzhitsky u vra me katër të shtëna në shpinë gjatë kohës që po vraponte në përpjekje për t’u arratisur. Mësohet se në trupin e tij janë gjetur dy plumba 9 mm dhe dy të tjerë në vendngjarje.
Thuhet se një orë inteligjente dhe kufje u sekuestruan në formën e provës materiale pranë trupit të tij. Kanali rus i telegramit Baza tha se vrasësi mund të kishte monitoruar lëvizjet e Rzhitsky në një aplikacion ku ai do të postonte detaje të rrugës së tij të vrapimit.
Rzhitsky ishte nënkryetari i mobilizimit ushtarak në Krasnodar dhe dikur komandonte një nëndetëse të Detit të Zi. I dyshuari për vrasjen raportohet të jetë një burrë i moshës 30-40 vjeç, me trup mesatar, i veshur me të zeza dhe me kapelë blu.
/f.s