Neritan Sejamini ka folur për aferën e inceneratorëve, për të cilën duket se Arben Ahmetaj po shkon drejt qelisë, pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për t’i hequr imunitetin.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Ahmetaj e di të gjithë skemën e zhvatjes së parave publike, ndaj ai duhet të zbardhë, duke folur.
Sejamini tha se afera ka qenë e koordinuar mes institucioneve dhe se është e pamundur që të jetë bërë pa dijeninë e kryeministrit Rama.
“Një grua, askushi, pa para dhe pa asgjë bën monopolin e plehrave të Shqipërisë. Këtu kanë bashkëpunuar ministra dhe institucione.
Kjo skemë është bërë si vepër e caktuar dhe është zgjeruar. Pse Prokuroria nuk e heton këtë? Këta njerëz kanë bashkëpunuar për të vënë në jetë këtë skemë. Prokuroria nuk i kthen përgjigje një pyetje, të gjithë janë në burg për inceneratorët dhe vazhdojnë paguhen para. Si ka mundësi që kjo skemë fantazëm, vazhdon dhe merr para?
Kjo bëhet në emër të ligjit, apo një autoritet më i lartë ka vendosur që kjo skemë të vazhdojë? Këto para shkojnë diku, më shumë seç është kostoja.
Ahmetaj ka qenë pjesë e skemës, ai e di kush ka marrë vendime. Ai këto gjëra mund ti deklarojë dhe të zbërthejë këtë skemë. Zoti Ahmetaj, të tregojë një skemë që të gjithë e dimë.
Ne jemi një shoqëri ku të gjithë bëjnë sikur nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
Mundësia që këto të ndodhin pa vullnetin e kryeministrit Rama është zero!
Kemi skemë të organizuar të zhvatjes së parave publike, me një skemë mashtruese”, tha Sejamini.
/f.stafa
Hahaha, po sa robq*re je mor Sejamin! Bindja apo deshira jote nuk perbejne fakt e as prove ore ndyresire!