Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në aksin Orikum-Dukat. Për të gjithë qytetarët që këtë fundjave do të shkojnë drejt jugut ajo dha edhe lajmin e mirë, se kjo rrugë do të hapet.
Sakaq Balluku theksoi edhe rëndësinë e projektit, pasi lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë.
“Jemi në Vlorë aty ku të gjitha kantierët kanë nisur prej kohësh dhe janë drejt përfundimit. Sot do të hapim një segment shumë të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rendësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë. Të gjitha automjetet që do shkojnë sot drejt jugut, do shikojnë se rruga përfundon ne hyrje të Llogarasë dhe imagjinoni se fiks pas një viti nuk do ti futeni Llogarasë, por do ti futeni tunelit pasi ne qershor 2024 do dorëzojmë tunelin e Llogarsë”- u shpreh Balluku nder te tjera.
Megjithatë ajo u bëri edhe një apel shofereve që të ecin me kujdes pasi shtresat asfaltike ende nuk kanë përfunduar, por menjeherë pas sezonit do të nisin punimet.
Balluku shtoi se rruga do të mbikëqyret nga policia rrugore, si një rrugë e re.
“Kjo rrugë ka vijën e verdhë, që është kantier, e hapëm për të qenë e aksesueshme për periudhën e turizmit, por sigurisht do të vazhdojmë këtu punimet pasi të mbaroje sezoni, pas datës 1 tetor. Ndaj bëni kujdes, të ndiqni vijën e verdhë dhe të ecni me shpejtësinë e diktuar në tabelat brenda kantierit”- shtoi ajo./m.j