Kreu i qeverisë Edi Rama ka takuar ditën e sotme dhe presidentin e Bosnjes Denis Beqiroviç.
Burime bëjnë me dije se ky takim nuk ishte në axhendën e Ramës gjatë vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë në kuadër të turit të tij ballkanik.
Nuk dihet ende se çfarë është biseduar mes dy zyrtarëve.
Pak më parë Rama mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.
Ai tha se me kryeministren kishte biseduar edhe rreth samitit që do të zhvillohet në tetor në Tiranë, duke thënë se 6 vendet do të kërkojnë të kenë një mbështetje më të madhe financiare nga BE-ja.
Rama tha gjithashtu se së shpejti Shqipëria do të ketë ambasadën e saj në Bosnjë-Hercegovinë.
/a.r